Senatorët: Duhet diçka të jepni edhe diçka të merrni – Vuçiq: Të dy palët duhet të humbin, që të fitojnë

Lajme

Senatorët: Duhet diçka të jepni edhe diçka të merrni – Vuçiq: Të dy palët duhet të humbin, që të fitojnë

Nga: F.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:00
Senatorët: Duhet diçka të jepni edhe diçka të merrni – Vuçiq: Të dy palët duhet të humbin, që të fitojnë

Pas takimit të presidentit Vuçiq me senatorët amerikan në takim me gazetarët kanë konkluduar se “Beogradit dhe Prishtinës iu duhet kompromisi”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka deklaruar se pas takimit me senatorët Ron Xhonson dhe Kris Marfi se : Edhe njëra edhe pala tjetër njëjtë duhet të humbin në mënyrë që njëjtë të mund të fitojnë. Kjo është mënyra e vetme që të mund të arrihet marrëveshja".

Ai sqaroi se senatorëve amerikan iu paraqiti qëndrimin e pandryshueshëm të Serbisë se pret heqjen e taksës dhe arritjen e marrëveshjes së kompromisit, por në atë marrëveshje nuk mund të plotësohen dëshirat e njërës palë dhe pala serbe mos të fitojë asgjë.

"Marrëveshja duhet të jetë e tillë që edhe njëra edhe pala tjetër njëjtë të humbin , ashtu q pastaj të fitojnë njëjtë", tha Vuçiq para gazetarëve.

Ai tha se Beogradi është i gatshëm për çdo bisedë sepse ai është shërues në përmirësimin e raporteve mes serbëve edhe shqiptarëve dhe vendosjen e paqes së përhershme që do ishte me dobi të madhe për shqiptarët e serbët por edhe popujt tjerë në regjion.

“Jam i bindur se dëshira për avancimin e raporteve mes Serbisë dhe ShBA-ve është e dyanshme” tha Vuçiq duke shtuar se u bisedua për bashkëpunimin ekonomik ku qytetarët mund të kenë shumë dobi.

Senatori amerikan Ron Xhonson theksoi se edhe Beogradi edhe Prishtina për arritjen e marrëveshjes duhet dhënë diçka edhe duhet fituar diçka.

"ShBA është mik i popullit serb dhe duam të mbështesim dialogun mes dy popujve, ku duhet dhënë diçka e duhet fituar diçka. Marrëveshja me gjasë nuk do kënaq asnjërën palë, por ajo do mundësoj përfitime për dy popujt ", tha Xhonson para gazetarëve.

Ai theksoi se me senatorin Kris Marfi erdhi në regjion për të dëshmuar mbështetjen amerikane për regjionin. " Duam të shohim këto kombe dhe këtë regjion s epo kanë sukses, të mbajnë familje paqe edhe stabilitetin", tha Xhonson.

Mospajtimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen në mënyrë që të dy kombet të ecin përpara. "Interesi më i mirë për të dy kombet është që të arrihet marrëveshja në mënyrë që energjia të koncentrohet në përmirësimin e sigurisë dhe prosperitetit ", tha Xhonson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat