Kosova është e zënë zap, sistemi e ka pasur drejtësinë dhe çdo sferë të jetës

Lajme

Kosova është e zënë zap, sistemi e ka pasur drejtësinë dhe çdo sferë të jetës

Nga: M.H Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Partitë politike duhet të kenë në listat e tyre të kandidatë njerëz që nuk kanë asnjë problem me ligjin, dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre që janë kandidat me integritet.

Kështu u tha në tryezën me temën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”, organizuar ditë më parë nga Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në këtë tryezë u shtrua kjo temë duke kërkuar që të jetë kriter kryesorë që partitë politike të kenë kandidatët pa asnjë problem me ligjin.

Lidhur me këtë temë, analisti dhe njëherëshit i aderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që Kosova është zënë zap në sistemin e dtejtësisë dhe se qytetarit të Kosovës i është përjashtuar pjesëmarrja në sistemin demokratik.

Më tej, Abaz, tha që kjo traditë duhet të ndërpritet është parakusht parakusht për të krijuar institucione që kanë pritur qytetarët e Kosovës dhe nevojat e tyre. “Kosova është e zënë zap e sistemi i ka pasur drejtësinë dhe çdo sferë të jetës. Qytetari është përjashtuar nga pjesëmarrja në sistemin demokratik që nga shpallja e pavarësisë. Kjo ka bërë që llogaridhënia të mos jetë pjesë obligative e funksionimit e përgjegjshmëria e politikanëve në udhëheqje por edhe atyre në parlament ka qenë në standardin më të ulët.

Image
Haki Abazi

E gjithë kjo është pasojë e individëve të nominuara në lista e partive që në fakt nuk janë përzgjedhur në bazë të kritereve kualitative e meritore por në bazë të fuqisë për ta mbajtur sistemin e kapur dhe lojalitetin ndaj kapësve në politikë.

Kjo traditë përveç që duhet të ndërprehet është parakusht për të krijuar institucione që kanë pritur qytetarët e Kosovës dhe nevojat e tyre por edhe janë plotësisht të përgjegjshëm për rolin e tyre në mbrojtjen kushtetutës dhe zbatimin e ligjeve në Kosovë”, përfundoi, Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat