Policia konfirmon arrestimin e çekëve që kishin pankarta kundër Kosovës

Lajme

Policia konfirmon arrestimin e çekëve që kishin pankarta kundër Kosovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 09:39
Pankartat

Policia e Kosovës konfirmoi lajmin se ka arrestuar tetë persona me shtetësi çeke të cilët dyshohen se kishin planifikuar të fusnin mesazhe përmes dronit në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki.

Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë-Prevallë nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë.

Gjatë kontrollimit në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe një dron.

Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij , janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Nga njësiti i migrimit, personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që sot të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat