Lista Serbe ndjehet e rrezikuar: Rada Trajkoviç po keqpërdorë emrin e Ivanoviqit

Lajme

Lista Serbe ndjehet e rrezikuar: Rada Trajkoviç po keqpërdorë emrin e Ivanoviqit

Nga: F.B Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:14
Lista Serbe

Lista Serbe (SL), subjekti kryesor i serbëve të Kosovës ka dënuar sot aplikimin e koalicionit serbe “Liria” një prej liderëve të së cilës është Rada Trajkoviç

SL ka reaguar në deklaratën dhe kritikën e Rada Trajkoviç për Iniciativën Qytetare që vendosi të i bashkohet Listës Serbe.

" Nëse ndokush me muaj ka keqpërdor emrin e Oliver Ivanoviç ( liderit të varrë serb të Iniciativës Qytetare SDP , kjo është Rada Trajkoviç , e cila vdekjen e një njeriu e ka përdor për promovim personal, duke u paraqitur rrejshëm si mikeshë edhe bashkëluftëtare” ", ka thënë SL në kumtesë me këtë rast.

Ky subjekt thekson se të gjithë në Kosovë duhet ta dinë se "Rada Trajkoviç e ka urryer Oliver Ivanoviç dhe ndjenja të tilla ajo ka nga të gjithë atyre që ia mohojnë thirrjen lider i serbëve në Kosovë ".

"Bashkëpunimi ndërmjet kolegëve të Ivanoviqit nga Iniciativa Qytetare me Listën Serbe ka demaskuar Trajkoviçin dhe asaj kjo i dhemb. Për ne karriera politike e Trajkoviç është e parëndësishme dhe nuk e vlerësojmë kandidat serioz”.

SL thekson se" tubimi i forcave politike serbe në Kosovë kusht i mbijetesës fizike të serbëve dhe çdo përpjekje të pamundësohet uniteti politik i serbëve është në dëm të qytetarëve dhe këtë Trajkoviç e di dhe po e bënë atë” ".

"Dalja e saj në zgjedhje si ka thënë të fitoj një ulëse deputeti tregon mjerimin e saj, që dëshmon se nuk e ka qëllimin për jetë më të mirë të serbëve dhe interesin e tyre. Ajo dëshiron vend deputeti me qëllim që të mund të tregtoj me shqiptarët” thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat