Vuçiq thotë se të gjithë po angazhohen që Lista Serbe të ketë më pak vota

Lajme

Vuçiq thotë se të gjithë po angazhohen që Lista Serbe të ketë më pak vota

Nga: F.B Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:29
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ata që bojkotojnë zgjedhjet në Beograd, nuk po i bojkotojnë në Prishtinë, sepse “ atje duket ka kushte ideale” , shkruan “Beta “ përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shprehur falënderim për serbët që po mbështesin Listën Serbe që merr pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe shtoi se ka pasur shumë presione te qytetarët që mos të dalin në zgjedhje dhe lista e tyre të marr vota.

" Ne kemi informata për presione të ndryshme në individë vetëm që Lista Serbe të marr sa më pak vota dhe të ketë ndikim sa më të vogël ", tha Vuçiq.

Para Serbisë është një periudhë shumë e vështirë për zgjidhjen  e çështjes së Kosovës dhe shtoi se taksa 100 për qind në mallrat serbe që ka vendosur Prishtina, nuk do vendosej nëse bashkësia perëndimore do bënte presionin e mjaftueshëm.

"Kjo është fëmija e tyre, ata e kanë krijuar djepin dhe e luhasin, ndërsa tash nuk mund të ndikojnë në te. Jam i sigurt se munden dhe do ta bëjnë në periudhën e ardhshme", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat