Haradinaj pas fitores së Kosovës: Evropë ne po vijmë

Lajme

Haradinaj pas fitores së Kosovës: Evropë ne po vijmë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë, ka thënë se edhe sot ekipi jonë i pandalshëm, shfaqi shpirtin e një populli triumfues.

“Paraqitje madhështore e djelmoshave tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mirënjohës për ndjenjën e krenarisë dhe emocionet e papërshkrueshme që po na dhuroni. Kjo është Kosova 100%. Evropë, ne po vijmë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat