Veseli: E di edhe rezultatin e 6 tetorit, por s’po ua tregoj njëherë - Bota Sot
Veseli: E di edhe rezultatin e 6 tetorit, por s’po ua tregoj njëherë

Lajme

Veseli: E di edhe rezultatin e 6 tetorit, por s’po ua tregoj njëherë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:09
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e qëlloi rezultatin e ndeshjes Kosovë-Çeki.

Para se të niste ndeshja, Veseli kishte premtuar fanellë për të parët që qëllojnë rezultatin në këtë ndeshje.

E Veseli ka bërë një postim interesant pas kësaj loje teksa ka publikuar emrat e fituesve.

Ka thënë se e di edhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, por që nuk do ta tregojë tani.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kam harruar se kur e kemi pasur humbjen e fundit në futboll!

Kur fitoret i kemi të njëpasnjëshme, edhe me hamendje mund t’ia qëllojmë rezultatit, sikur unë sot. 😊

Tani është koha që t’i shpallim fituesit e dhjetë fanellave të Kombëtares së Kosovës, të cilat nga nesër mund t’i marrin duke e kontaktuar Kryetarin e Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimin, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Fituesit janë:
1.Arian Veliu
2.Albion Morina
3.Granit Elshani
4.Gëzim Shabani
5.Blerim Berisha
6.Mentor Tahiraj
7.Ditjon Reshiti
8.Gjergji Lush
9. Neziraj Zymer
10. Albion Ramadani

p.s. Unë e di rezultatin edhe të 6 tetorit, por nuk po ua tregoj njëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...