Teodosijeviq që e quajti trillim masakrën e Reçakut mund të jetë sërish pjesë e institucioneve

Lajme

Teodosijeviq që e quajti trillim masakrën e Reçakut mund të jetë sërish pjesë e institucioneve

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:49
Ivan Teodosijeviq

Ish-ministri serb i Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili masakrën e Reçakut e kishte quajtur trillim, do të mund të jetë përsëri pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kjo, pasi që Lista Serbe e ka futur në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Teodosijeviq, në prill të këtij viti ishte shkarkuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pasi ai i kishte quajtur shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim, raporton KTV.

E vetëm disa muaj më vonë, ndaj ish-ministrit serb ishte ngritur aktakuzë për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike.

Në listën e kandidatëve të Listës Serbe gjendet edhe ish-këshilltar politik, Branislav Nikoliq, i cili muaj më parë, u shkarkua nga presidenti Hashim Thaçi, me dyshimet se ishte i përfshirë në aktivitete të dyshimta .

E ndonëse në arrati, Lista Serbe do të vazhdojë ta mbajë Milan Radojciqin si nënkryetar, por jo edhe në listën për deputetë.

Por, zyrtarë të institucionit i cili do të certifikojë kandidatët për zgjedhjet e 6 tetorit, thonë se certifikimin e këtyre kandidatëve do të mund ta bëjnë vetëm bazuar në një nen të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa, analistët politikë thonë ligji për zgjedhjet e përgjithshme duhet të pësojë ndryshime, në mënyrë që të dekriminalizohet politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat