Nga odat e Marecit, Pacolli kujton kohën kur ishte i varfër

Lajme

Nga odat e Marecit, Pacolli kujton kohën kur ishte i varfër

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:15
Foto nga vizita

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka vizituar sot vendlindjen e tij, fshatin Marec.

Ai sot është pritur në një odë të një familjeje të këtij fshati.

Por Pacolli siç duket nuk është mësuar me qëndrimin nëpër odat tradicionale shqiptare.

Përdërisa të tjerët kanë qëndruar ulur këmbëkryq, Pacolli ka vepruar ndryshe, duke shtrirë këmbët.

Postimi është bërë nga Fatmir Makolli, nga ku ka shkruar se me Pacollin kanë shpalosur kujtime nga koha kur ishin të varfër.

|07.09.2019, sot në oden tonë të Imeroviqe në Marec, patëm musafirin e veqant, vendasin tonë, njeriun e madh nga ky fshat i madh, që bëri emër në botë me punë e me djersë, Behgjet Pacolli, së bashku me vëllaun Selimin dhe kushëririn Vesel Makollin. Shpalosëm kujtime nga fēmijëria jonë e varfër dhe e vëshrirë por shumë krenare. Faleminderit shumë që na e nderove oden tonë të vjeter z.Behgjet Pacolli”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat