Sot Medvegja voton - Bota Sot
Sot Medvegja voton

Lajme

Sot Medvegja voton

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:56
Medvegja

Medvegjë, 8 shtator -Sot në Medvegjë pritet të votojnë rreth 5 mijë persona të cilët zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

Siq kemi njoftuar diteve te fundit, mijera qytetarë të Medvegjës të cilët janë debuar e shpërngulur në Fushe Kosovë, Gjilan apo rajone tjera te Kosovës (duke mosperfshire ketu diasporen)  që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat qindra civilë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu (Nr.5) ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak.

Njohës të zhvillimeve në Luginë, thonë se presin që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë, t’u përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve.

Ndryshe edhe Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se do te garojne për pushtetin lokal ne Medvegjë (te prire nga Florim Sahiti-4) . Ne fakt kjo parti qysh ne qerhsor kishte nisur mobilizmin e cila kishte grumbulluar e nënshrkimeve përkrahëse për zgjedhjet e 8 shtatorit në Komunën e Medvegjës, qe ne njefare menyre ishte nje lloj testimi.

Qytetarët që në zgjedhjet e sotme në Medvegjë, t’i pergjigjën sa me masovikisht këtij procesi. Zgjedhjet duhet të jenë të lira, trasnparente dhe demokratike. Me votimet e 8 shtatorit Medvegja duhet të deshmohet se është vend ku jetojnë dhe veprojnë shqiptaret.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...