E thotë analisti politik Nexhmedin Spahiu: Ja cilat parti janë favorite në zgjedhjet e 6 tetorit - Bota Sot
E thotë analisti politik Nexhmedin Spahiu: Ja cilat parti janë favorite në zgjedhjet e 6 tetorit

Lajme

E thotë analisti politik Nexhmedin Spahiu: Ja cilat parti janë favorite në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:12
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka folur mbi parafushatën zgjedhore në vend, partitë politike si dhe favoritët në këto zgjedhje.

Ai në një prononcim për Blic ka theksuar se në vazhdimësi fushata elektorale dhe mënyra e të zhvilluarit të saj sa vjen e bëhet më emancipuese.

Ndërsa se kush është favorit në këto zgjedhje Spahiu u përgjigj kështu.

“Duhet ta shohim deri në fund fushatën për të dhënë një mendim pasi ka ndryshime në disponimin e votuesve. Ka me qenë një pjesë e madhe e votuesve të luhatshëm dhe akoma nuk mund të dihet saktësisht se se të shkojnë gjërat. Mundësia për të dalë fituese ekziston për katër blloqet e para PDK, LDK, LVV dhe AAK dhe cilado që të fitojë nuk është një befasi. Tani për tani po shoh që ka lëvizje në opinion e elektoratit dhe nuk mund të dihet kush e ka shumicën e votuesve” ka thënë Spahiu.

Ai ka theksuar se që nga paslufta në vend gjërat kanë ecur për mire sa i përket organizimeve elektorale.

“Kjo parafushatë tregon një emancipim më të madh në krahasim me fushatat paraprake. Që nga paslufta shoh një emancipim të partive politike në zgjedhje” ka thënë spahiu.

Zyrtarisht fushata elektorale fillon me 25 shator ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen me 6 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...