Drecun: Punë e vazhdueshme në pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në "Interpol" - Bota Sot
Drecun: Punë e vazhdueshme në pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në "Interpol"

Lajme

Drecun: Punë e vazhdueshme në pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në "Interpol"

Nga: F.B Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:19
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Milovan Drecun vlerësoi se është mirë që institucionet përgjegjëse po punojnë në mënyrë të vazhdueshme në evitimin e mundësisë që Kosova të pranohet në organozatën ndërkombëtare të Policisë "Interpol", shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Drecun ka thënë se të gjitha institucionet zyrtare janë duke u angazhuar në takime edhe biseda për të siguruar votat kundër pranimit. 

Ai shtoi se kjo bëhet nga kuvendi në kuvend të Interpol, duke shtuar se po angazhohen të tregojnë pasojat që mund të vijnë nëse Kosova bëhet anëtare e kësaj organizate.

"Pranimi do të ishte kurorë e mafisë shqiptare , elita politike e së cilës përbëhet nga figurat si Thaçi, Haradinaj, Veseli” ka thënë Drecun për Tv Pink.

Drecun shtoi se pajtohet me konstatimin se Serbia duhet më shumë t njoftoj opinionin ndërkombëtar me krimin në Kosovës, duke përmendur se këtë e ka bërë si gazetar në botimin e shumë informatave të besueshme.

“Shqiptarët tash duan të provojnë institucione evropiane duke ekspozuar rrobat e grave edhe femrave të dhunuara dhe dhunës ndaj tyre. Kjo është aq brutale dhe vullgare për viktimat...” tha Drecun.

Ai theksoi se Serbia në atë kuptim ka shumë për të dëshmuar andaj duhet të jetë më aktive.

“Kemi edhe ne dëshmitarë që kanë pësuar nga UÇK, atë duhet të intensifikojmë dhe bëjmë edhe ne ", tha Drecun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...