Lulzim Kabashi i ftuari i radhës nga Specialja

Lajme

Lulzim Kabashi i ftuari i radhës nga Specialja

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Kandidati i AAK-së për deputet, Lulzim Kabashi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kabashi  ka thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe në Hagë do të jetë më 24 shtator.

“Po, jam ftuar dje në mesditë nga Gjykata Speciale për datën 24 shtator në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Kabashi.

Tutje ai ka shtuar se përkundër ftesës ai do të vazhdojë garën për deputet.

“Do ta vazhdoj garën për deputet, pasi s’kam pasur ndonjë problem me ligjin, as me drejtësinë ndërkombëtare e as atë vendore. Tash për tash nuk do të ndërmarr ndonjë gjë”, ka deklaruar Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat