Kryetari i partisë Lëvizja Dveri Boshko Obradoviç ka deklaruar se qarku i Rashkës “është burim i shtetësisë serbe” dhe ka vlerësuar se “është jashtëzakonisht gabim që kjo pjesë e Serbisë të quhet Sanxhak”, shkruan “Beta", përcjell “Bota Sot”.
Ai këtë deklaratë e ka bërë duke marr pjesë në shënimin e 1 mijë vjetorit të Eparhisë së Rashkës së Kishës ortodokse Serbe në Kishën e Petrovo në Rasin e vjetër.
Sipas Obradoviç Novi Pazari dhe e gjithë zona e Rasit të Vjetër është “djepi shtetëror dhe kishtar i popullit serb”.
“Këtu në qarkun e Rashkës është krijuar shteti dhe kasha serbe, andaj është jashtëzakonisht e gabueshme që të quhet Sanxhak sipas emërtimit territorial të kohës së okupimit turk të kësaj pjese”, tha ai.
"Ne na pret manifestimi i 800 vjetorit të Kishës Ortodokse Serbe, dhe sip o shihet në këtë hapësirë krishterizmi, populli serb dhe shteti janë më të vjetër se vetë Namanjiqi”, tha ai.