“Thojshin që ka me na mujtë Çekia”, Veseli me lojtarët e kombëtarës shkrihen së qeshuri - Bota Sot
“Thojshin që ka me na mujtë Çekia”, Veseli me lojtarët e kombëtarës shkrihen së qeshuri

Lajme

“Thojshin që ka me na mujtë Çekia”, Veseli me lojtarët e kombëtarës shkrihen së qeshuri

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:59
Veseli me lojtarët e kombëtarës shkrihen së qeshuri

Partia Demokratike e Kosovës ka publikur një video në të cilën shihen prapaskenat e xhirimeve në të cilat shihet kreu i PDK-së, Kadri Veseli teksa gabon në skenarin të cilin e kishte planifikuar për klipin që po e xhironte.

Një fjali e tij e thënë keq ka bërë që lojtarët e kombëtares të shpërthejnë në të qeshura.

E këtë skeq të videos të cilën e kishte xhiruar kohë më parë, Veseli e ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook, me mbishkrimin rrjedhës “Thojshin që ka me na mujtë Çekia”.

Me gjithë këtë, Veseli ia ka qëlluar rezultatit 2:1 në favor të Kosovës.

Qasja e tillë e politikanëve ndaj lojtarëve të kombëtarës në kohë fushate është kritikuar ashpër nga shoqëria civile.

Nuk është hera e parë që Veseli i shfrytëzon lojtarët e kombëtares për fushatë politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...