Palmer i bindur: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet

Lajme

Palmer i bindur: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet

Nga: F.B. Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:18
Matthew Palmer

I dërguari special i SHBA-ve për Ballkan Metju Palmer pret që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të jenë serioze dhe të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Ideale sipas tij do të ishte që kjo të bëhet në bazë të njohjes reciproke, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

ShBA sipas tij do të mbështes qeverinë në Prishtinë që i përkushtohet dialogut, pasi ka mundësi për marrëveshja, ndërkohë që Rusia dëshiron jo stabilitet, jo besim dhe trazira.

"Një nga qëllimet tona primare është mbështetja e formimit të qeverisë në Kosovë që do jetë e përkushtuar për dialog, që do thotë suspendim të taksës dhe vazhdim të bisedave ", ka thënë ai për RTCG.

Bisedat duhet të jenë serioze dhe të shpie në marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve.

"Ideale do ishte që kjo të bëhet në bazë të njohjes së ndërsjellë. Kur të dy palët të ulen në tavolinë ne aty do jemi si partner në kërkim të marrëveshjes s pranueshme për të gjithë, marrëveshje korrekte që do ndihmojë Serbinë drejtë BE-së ", tha ai.

"Ballkanin perëndimor e shohim si anëtare të familjes perëndimore të integruar në institucionet euro-atlantike si vende që bashkëpunojnë në bazë të rregullave edhe normave. Rusët kanë treguar se duan trazira dhe mosbesim në regjion, këtë e kemi parë në rastin e Malit të Zi në vitin 2016, kur mbështetën grusht-shtetin dhe hapat tjerë për pamundësimin e Malit të Zi të bëhet pjesë e NATO-së dhe perëndimit ", ka thënë ai.

Në pyetjen nëse kjo mund të përsëritet, Palmer ka thënë se nuk ka informata të tilla.

"Nuk mendoj se rusët kanë përfunduar përpjekjet që të bëjnë probleme në Malin e Zi dhe në Ballkanin Perëndimor dhe këtë po e shohim në regjion, ", tha Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat