Harçenko i reagon me ironi Palmerit: Intervenimi ushtarak në një vend sovran dhe vrasjet janë mbështetje e stabilitetit!?

Lajme

Harçenko i reagon me ironi Palmerit: Intervenimi ushtarak në një vend sovran dhe vrasjet janë mbështetje e stabilitetit!?

Nga: F.B Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:57
Harçenko dhe Palmer

Ambasadori i Rusisë ka reaguar në deklaratën e të dërguarit special të sekretarit shtetëror të ShBA për Ballkanin perëndimor se “Rusia dëshiron që Ballkani të mbetet regjion jo stabil”, e sjell në mashtrim opinion dhe “nxit depresion” shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Harçenko ka publikuar në Tviter një status ku me ironi ka shkruar se "me gjasë mbështetja për stabilitet është agresioni ushtarak në vendin sovran, vrasjet e njerëzve, shkatërrimi i infrastrukturës, mbulimi me uranium, dhe copëtimi i shtetit, ndarja e popujve që kanë jetuar në bashkësi apo imponimi kundër vullnetit , apo glorifikim i kriminelëve dhe falsifikimin e historisë".

E vetmja që nuk fton Palmer shprehet Harçenko akuzat e pabazuara në llogari të Rusisë që kinse ka tentuar të bëjë “grusht-shtet” në Malin e Zi.

"Strategjia e Uashingtonit për forcimin e stabilitetit përmes goditjeve kundër kushtetuese dhe përzierjes në punët e brendshme është tashmë e njohur” ", ka shkruar ambasadori rus.

Ai ka vlerësuar se komenti i Palmer se "nuk është në harmoni as me logjikën e thjeshtë të shëndoshë", duke pyetur pse jo stabiliteti dhe mosbesimi i duhen Rusisë, kompanitë e së cilës së bashku me Serbinë realizojnë projekte afatgjata edhe bashkëkohore.

"Po edhe Metju Palmer ankohet në “trazira''që janë në interes të Rusisë. Pajtohemi , ne por edhe shumëkujt tjetër nuk i konvenon “rendi” nëse bëhet fjalë për “rendin” që është vendosur vetëm nga një vend i jashtëm. Të përkujtojmë se ShBA tregon se luajnë rolin kryesor në lidhje me pranimet në BE", deklaroi ai.

Ambasadori rus ka vërejtur se Palmer është shumë direkt dhe ka thënë se “Rusia bënë probleme”.

"Realisht do të ishte më mirë që askush mos të ‘bënte probleme’ për përfaqësuesit e “demokracisë’ dhe ‘tregut të lirë’. As mbështetësit e mendimit tjetër, vlerave tjera, traditës, kulturës as konkurruesit ekonomik", përfundoi Harçenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat