Rrëfimi dramatik, një 24-vjeçare u kafshua dhe më pas përdhunua nga një grup ushtarësh serb

Lajme

Rrëfimi dramatik, një 24-vjeçare u kafshua dhe më pas përdhunua nga një grup ushtarësh serb

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga video

Top Story sjell një tjetër rrëfim rrënqethës të një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale. Ajo është motra e një dëshmori të UÇK-së. Në moshën 24 vjeçare, me pseudonimin Mimoza, ajo ishte ende vajzë kur u përdhunua dhe u rrah nga ushtarët serb.

“Ne jemi 10 fëmijë, 5 vëllezër dhe 5 motra, një vëlla e kam pasur ushtarë. Babain e kamTop Story sjell një tjetër rrëfim rrënqethës të një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale. Ajo është motra e një dëshmori të UÇK-së. Në moshën 24 vjeçare, me pseudonimin Mimoza, ajo ishte ende vajzë kur u përdhunua dhe u rrah nga ushtarët serb.

“Ne jemi 10 fëmijë, 5 vëllezër dhe 5 motra, një vëlla e kam pasur ushtarë. Babain e kam patur të zënë rob, baba ka punuar me serbët, ishte i detyruar të punonte me shkjat, ka qënë i detyruar ka qënë edhe në administratë. Kurse në kemi qënë në një fshat të zënë rob. Kemi ndenjtur në male shumë kohë. Kur vëllain e kam patur ushtar dhe morëm lajmin se vëllai është plagosur shumë, babën e kisha të zënë rob andej nga shkjat ku ka punu, mora motrën e vogël dhe kam dalë. Kemi ikur afër mëngjesit për të shkuar të shohim vëllain. Ka ndodhur një tragjedi shumë e rëndë. Unë kam qenë e madhe, i kam patur 23 vjet gjatë asaj kohës dhe më kanë zhveshur dhe më kanë dhunuar. Kanë qenë nja 5-6 vetë. Jo, gjatë mesit një, dy kanë qenë më kanë masakruar nga fytyra, mua më ka rënë të fikët. Vetëm ulërimën e motrës kam dëgjuar, kur më ka humbur vetëdija”, rrëfen gruaja.

Përveç të rrahurave, njëri prej tyre e ka kafshuar barbarisht në gjoks duke i lënë një shenjë në trup që I kujton gjithë kohën momentin e tmerrshëm.
“Në gjokës , në gjysmën e gjirit, më dhemb shumë shpesh se krejt gjoksin e kam patur të ngrënë , shumë jam mjekuar prej gjoksit. Më kanë ngrënë në dhëmbë , më kanë shtrënuar , çfarë s’kanë ditur të më bëjnë mua?!”, rrëfen gruaja.

Disa të shtëna me armë u dëgjuan në momentin që Mimoza por përdhunohej. Ushtarët serb u larguan dhe motra e saj 13 vjecare shpëtoi nga abuzimi seksual.

“Unë tani nuk di të të them sakt, hollësisht a ka qënë ushtria jonë apo ushtria e tyre se kanë gjuajtur edhe më kanë lënë. Por unë jam e dhunur ndërsa motra është vetëm e rrahur e keqtrajtuar, motra nuk është e dhunuar. Por për atë mendim, ata i kanë dhunuar edhe fëmijë më të vegjël por e patëm fatin se arriti dikush edhe nuk … e shpëtoji atë , unë e pata fatin këtu ku jam”, tregon gruaja

Bashkëshorti i Mimozës e ka mbështetur, por në disa raste e shkuara e tmerrshme ka shkaktuar jo pak probleme tek familja e tyre.

“Shumë jo. E ka shumë të vështirë , e ka shumë të vështirë të pranojë këtë . kur kam mbetur shtatzënë kam patur shumë probleme dhe ai më tha: “Sa bënë gjyshja ime fëmijë aq ke për të bërë edhe ti që je e prishur”. Domethënë edhe atë fjalë e nxorri në kuptim tjetër, se të kanë prishur ty tjetër kush”, tregon gruaja.

Si shumë viktima të dhunës seksuale edhe ajo kërkon drejtësi, më së pari nga familjarët, që ta përkrahin.

“Bëj apel të gjitha familjeve të të dhunuarve që janë, mos ti gjykojnë se ato më dëshirë asnjë nuk e ka bërë. Ajo është dhunë shumë e rëndë për to. Është shumë e rëndë të ulesh dhe të thuash se jam e dhunuar nga dikush, kur se ke dasht ti atë dhunë. Ju bëj apel të gjithë familjarëve ti përkrahin të gjitha nënat, të gjitha motrat, ti përkrahin edhe ato, të dalin edhe ato njëherë në dritë”, rrëfen gruaja.

E më pas kërkon ndëshkim për këdo që ka dhunuar seksualisht gra, burra e fëmijë.

“Kam aplikuar për statusin e kam fituar. Kam marrë statusin, e marr por më dhemb zemra shumë. Kur e marrë e di se si e marrë dhe më dhemb zemra për tjetër kënd që nuk guxon ti shpreh ato . Kam qejf ti shpreh çdo njeri dhe ti dijë e gjithë bota . Se jo të fshihet gjithmonë në jetë kjo punë, të mbahet e fshehur”, rrëfen gruaja. patur të zënë rob, baba ka punuar me serbët, ishte i detyruar të punonte me shkjat, ka qënë i detyruar ka qënë edhe në administratë. Kurse në kemi qënë në një fshat të zënë rob. Kemi ndenjtur në male shumë kohë. Kur vëllain e kam patur ushtar dhe morëm lajmin se vëllai është plagosur shumë, babën e kisha të zënë rob andej nga shkjat ku ka punu, mora motrën e vogël dhe kam dalë. Kemi ikur afër mëngjesit për të shkuar të shohim vëllain. Ka ndodhur një tragjedi shumë e rëndë. Unë kam qenë e madhe, i kam patur 23 vjet gjatë asaj kohës dhe më kanë zhveshur dhe më kanë dhunuar. Kanë qenë nja 5-6 vetë. Jo, gjatë mesit një, dy kanë qenë më kanë masakruar nga fytyra, mua më ka rënë të fikët. Vetëm ulërimën e motrës kam dëgjuar, kur më ka humbur vetëdija”, rrëfen gruaja.

Përveç të rrahurave, njëri prej tyre e ka kafshuar barbarisht në gjoks duke i lënë një shenjë në trup që I kujton gjithë kohën momentin e tmerrshëm.

“Në gjokës , në gjysmën e gjirit, më dhemb shumë shpesh se krejt gjoksin e kam patur të ngrënë , shumë jam mjekuar prej gjoksit. Më kanë ngrënë në dhëmbë , më kanë shtrënuar , çfarë s’kanë ditur të më bëjnë mua?!”, rrëfen gruaja.

Disa të shtëna me armë u dëgjuan në momentin që Mimoza por përdhunohej. Ushtarët serb u larguan dhe motra e saj 13 vjecare shpëtoi nga abuzimi seksual.

“Unë tani nuk di të të them sakt, hollësisht a ka qënë ushtria jonë apo ushtria e tyre se kanë gjuajtur edhe më kanë lënë. Por unë jam e dhunur ndërsa motra është vetëm e rrahur e keqtrajtuar, motra nuk është e dhunuar. Por për atë mendim, ata i kanë dhunuar edhe fëmijë më të vegjël por e patëm fatin se arriti dikush edhe nuk … e shpëtoji atë , unë e pata fatin këtu ku jam”, tregon gruaja

Bashkëshorti i Mimozës e ka mbështetur, por në disa raste e shkuara e tmerrshme ka shkaktuar jo pak probleme tek familja e tyre.

“Shumë jo. E ka shumë të vështirë , e ka shumë të vështirë të pranojë këtë . kur kam mbetur shtatzënë kam patur shumë probleme dhe ai më tha: “Sa bënë gjyshja ime fëmijë aq ke për të bërë edhe ti që je e prishur”. Domethënë edhe atë fjalë e nxorri në kuptim tjetër, se të kanë prishur ty tjetër kush”, tregon gruaja.

Si shumë viktima të dhunës seksuale edhe ajo kërkon drejtësi, më së pari nga familjarët, që ta përkrahin.

“Bëj apel të gjitha familjeve të të dhunuarve që janë, mos ti gjykojnë se ato më dëshirë asnjë nuk e ka bërë. Ajo është dhunë shumë e rëndë për to.

Është shumë e rëndë të ulesh dhe të thuash se jam e dhunuar nga dikush, kur se ke dasht ti atë dhunë. Ju bëj apel të gjithë familjarëve ti përkrahin të gjitha nënat, të gjitha motrat, ti përkrahin edhe ato, të dalin edhe ato njëherë në dritë”, rrëfen gruaja.
E më pas kërkon ndëshkim për këdo që ka dhunuar seksualisht gra, burra e fëmijë.

“Kam aplikuar për statusin e kam fituar. Kam marrë statusin, e marr por më dhemb zemra shumë. Kur e marrë e di se si e marrë dhe më dhemb zemra për tjetër kënd që nuk guxon ti shpreh ato . Kam qejf ti shpreh çdo njeri dhe ti dijë e gjithë bota . Se jo të fshihet gjithmonë në jetë kjo punë, të mbahet e fshehur”, rrëfen gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat