Zgjedhjet në Kosovë: Pas vendimit të KQZ serbët i ankohen bashkësisë ndërkombëtare për refuzim të votuesve me dokumente serbe

Lajme

Zgjedhjet në Kosovë: Pas vendimit të KQZ serbët i ankohen bashkësisë ndërkombëtare për refuzim të votuesve me dokumente serbe

Nga: F.B Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Lista Serbe ka ftuar bashkësinë serbe të reagoj në vendimin e KQZ që për votim do pranohet identifikimi vetëm me dokumente të lëshuara në Kosovës, por jo me tjera, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Iu kemi drejtuar bashkësisë ndërkombëtare dhe ata duhet të reagojnë shpejtë kanë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe pas vendimit “të pakuptueshëm të KQZ që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk mund të votohet me letërnjoftime serbe”.

Sipas SL, ky vendim është marr pas iniciativës së liderit të Partisë së pavarur Liberale Slobodan Petroviç dhe është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet në Kosovë. Qëllimi i këtij vendimi është që të pamundësohet votimi i personave të zhvendosur me të drejtë vote që nuk kanë dokumente të Kosovës.

“Jemi të befasuar negativisht me iniciativën që erdhi nga individ që paraqiten si përfaqësues të serbëve dhe që kërkojnë që mos lejohet të votohet me dokumente serbe, ndonëse në ligj qëndron se votuesit mund të votojnë me letërnjoftime të Kosovës apo të Serbisë, apo me çdo dokument tjetër identifikues” ka thënë nënkryetari i LS Dalibor Jevtiç.

Jevtiç pret që KQZ të tërheq vendimin e paligjshëm duke nënvizuar se edhe në zgjedhjet tjera ku nuk është lejuar votimi me dokumente serbe asgjë nuk është ndryshuar.

Për shkak vendimit dhe ndryshimit të rregullave përfaqësuesi serb në KQZ Stevan Veselinoviç ka braktisur mbledhjen. Ai ka thënë se në ligjin për zgjedhje thuhet qartë se identifikimi i votuesve mund të bëhet me të gjitha dokumentet në përdorim përveç patentës s shoferit që duhet të jetë lëshuar në Kosovë. Li dokument identifikues llogaritet edhe kartela e refugjatit.

“Nuk dua të marr pjesë në punën e KQZ që duhet të jetë e pavarur dhe tash është politizuar. Derisa merren vendime në dëm të popullit serb nuk do të marr pjesë në punën e këtij trupi” ka thënë Veeselinoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat