Pamje mahnitëse: Policët anglezë mbajnë në duar flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës

Lajme

Pamje mahnitëse: Policët anglezë mbajnë në duar flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës

Nga: A.ZH Më: 11 shtator 2019 Në ora: 15:14
Një tifoz i Kosovës në mes të dy policëve të Anglisë, duke mbajtur flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja spektakolare mes Anglisë dhe Kosovës.

Tifozë të shumtë kishin udhëtuar drejt vendit mik për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës.

Festës së “Dardanëve” u janë bashkuar edhe policët britanikë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet një tifoz i Kosovës në mes të dy policëve të Anglisë, duke mbajtur flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës.

Ndonëse ndeshja përfundoi me rezultat 5:3 në të mirë të Anglisë, Kosova dhuroi spektaktël./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat