Gjuriq: Shkurtimi i të drejtës për votë serbëve në Kosovë – dëshirë që të eliminohen politikisht

Lajme

Gjuriq: Shkurtimi i të drejtës për votë serbëve në Kosovë – dëshirë që të eliminohen politikisht

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:16
Marko Gjuriq

Vendimi i KQZ në Kosovë që në votim identifikimi mund të bëhet vetëm me dokumente të Kosovës është dëshmi se nuk i konvenon pjesëmarrja serbe në zgjedhje, i pengon uniteti dhe forca e saj ka thënë Marko Gjuriq i ashtuquajturi Zyrë e Kosovës.

Ky vendim jo vetëm se është kundër ligjit zgjedhor por edhe përpjekje që me një masë administrative në kuptimin politik të eliminohen serbët në kuptimin politik ka theksuar Gjuriq.

“Ata duan të keqpërdorin rregulloret e veta, të eliminojnë serbët nga Kosova dhe drejtën për votim ", vlerësoi Gjuriq dhe shtoi se bëhet fjalë për ndjekje politike që nuk guxon të lejohet.

Gjuriq ka thënë se është i kuptueshëm hidhërimi i Listës Serbe dhe përfaqësuesve të serbëve për marrjen e të drejtës për votim.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj, përndryshe zgjedhjet nuk do të jenë legjitime ", tha Gjuriq. Ai tha se po bisedohet me OSBE, bashkësinë ndërkombëtare dhe BE në mënyrë që kjo shkelje e drejtave të njeriut nuk guxon të ndodhë, duke shtuar se dikush po frikësohet nga uniteti dhe Lista Serbe.

"Për këtë disa serb të ‘huazuar’ kanë përshëndetur vendimin që ka marr KQZ” ka thënë Gjuriq, duke e vlerësuar se kjo është tregues i frikës së Prishtinës dhe jo të ‘huazuarve’”.

Në pyetjen nëse nuk ka reagime në këtë vendim, çka mund të ndodhë, ai tha se k vendim duhet të ndryshohet.

"Duhet të ju mundësohet serbëve të votojnë, në atë apo mënyrën tjetër me dokumente që vlejnë", tha ai duke shtuar se situata do të përcillet me vëmendje.

"Gjendja aktuale është e paqëndrueshme. Serbët gjithë kanë pasur mundësi të votojnë me dokumente personale, që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen", tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat