Vuçiq tek Papa që “ta lus që mos të pranojnë Kosovën"

Lajme

Vuçiq tek Papa që “ta lus që mos të pranojnë Kosovën"

Nga: F.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 08:51
Aleksandar Vuçiq

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të bëjë vizitë zyrtare në Vatikan, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, ndërsa ai ka shkuar atje të “lus Vatikanin që mos të pranoj Kosovën”.

Si ka njoftuar shërbimi për media në presidencë, atë do ta pres papa Franjo, ndërsa do të takohet edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit , kardinalin Pjetro Parolini.

"Po shkoj në Vatikan tek papa, që të i lus që mos ta pranojnë Kosovën” ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Përndryshe Vuçiq në vizitë zyrtare në Vatikan arriti mbrëmë dhe lajmi është publikuar në istangram në proflin “Ardhmëria e Serbisë ".

Vuçiqin në aeroport e kanë pritur kryepeshkopi Françesko Kanalini dhe  monsinjor Xhozef Marfi. Po ashtu është kumtuar se Vuçiq në aeroport ka pasur edhe një takim të rastësishëm me kryeministrin italian Xhuzepe Konte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat