Vuçiq thotë se Vatikan do të ruaj pozicionin e deritashëm të mosnjohjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq thotë se Vatikan do të ruaj pozicionin e deritashëm të mosnjohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:18
Aleksandër Vuçiq dhe papën Franjo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas bisedës që kishte me kreun e Kishës Katolike papën Franjo ka deklaruar se "Vatikani do të ruaj pozicionin e deritashëm “ rreth Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kjo është ajo që mund të them dhe që është me rëndësi për qytetarët tanë ", ka thënë Vuçiq , në përgjigje të pyetjes sa është i sigurt pas takimit me papën se Vatikani nuk do ndryshoj qëndrimin rreth mosnjohjes së pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës. Ai ka shtuar se Vatikani dëshiron bisedime dhe zgjidhje paqësore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq e ka njoftuar papën me qëndrimin se Serbia “ jashtëzakonisht shumë vlerëson pozicionin parimor të karriges së shenjtë në lidhje me mospranimin e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova, sikurse edhe mirëkuptimin për pozicionin e Serbisë të bazuar në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat