Aleksandër Vuçiq bëhet polici më i ri i Kosovës

Lajme

Aleksandër Vuçiq bëhet polici më i ri i Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Në mesin e 416 policëve të rinj është edhe një pjesëtar emri i të cilit është i ngjashëm me atë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,

E Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Image

Ceremonia është duke u zhvilluar në sallën e basketbollit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, është bërë diplomimi i 416 oficerëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të kontribuojnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga numri i lartpërmendur, 30 për-qind prej tyre janë gra.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, i cili ka thënë se sot policia është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organizative, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

“Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë.

Ndërsa ministri Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj, duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut.

“Është shumë me rëndësi që të mirëmbahet kjo besueshmëri duke zbatuar ligjin dhe të drejtat e njeriut me vlerat me të cilat udhëhiqet policia e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat