Lista Serbe sulmon subjektet tjera serbe: Të dëgjueshmit e Prishtinës nuk mbrojnë votën serbe

Lajme

Lista Serbe sulmon subjektet tjera serbe: Të dëgjueshmit e Prishtinës nuk mbrojnë votën serbe

Nga: F. B. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:14
Lista serbe

Lista Serbe në një kumtesë për media ka thënë se "serbët privat dhe me qira të tubuar rreth të dëgjueshmëve të Prishtinës: Rada Trajkoviç, Slavisha Petkoviç, Slobodan Petroviç e Nenad Raship, ende nuk kanë thënë as edhe një fjalë ndaj vendimit joligjor të Prishtinës që serbëve iu ndalohet votimi”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

"Por në shenjën e shqiptarëve të gjithë ata me radhë kanë nis të pështyjnë në shtetin e Serbisë dhe presidentin Vuçiq dhe të mbrojnë Kosovën e pavarur dhe të plotë, duke iu bërë qejfin mentorëve të vetë", thuhet në kumtesë.

SL konstaton se "posaçërisht irriton mënyra se si këta mashtrues tentojnë të operojnë dhe pastrojnë biografinë  e vetë, duke u prezantuar rrejshëm si mbrojtës të popullit serbe".

" Megjithatë të gjitha ata që jetojnë në Kosovë, që përcjellin aktivitete politike do shohin se këta asnjëherë nuk ishin mes popullit, as nuk dinë me çfarë problem ballafaqohen serbët, sikurse nuk kanë qenë të gatshëm asnjëherë të ngritin zërin kundër sulmeve ndaj popullit dhe institucioneve", kumton SL.

Populli është i vetëdijshëm për rrethanat në të cilat gjendet dhe nevojës që kundër të gjithë armiqve të dalim unik, të pajtuar dhe të mbrojmë të drejtën e ekzistencës në Kosovë. Ndërsa fakti se ii pengon SL dhe populli serb dhe iu pëlqen mbështetja e Kurtit, promovuesit të Shqipërisë së Madhe, që tha se Rashiç dhe Petroviç duhet të jenë në qeverinë e re sepse pranuan “Republikën e Kosovës” më së miri tregon për ata thuhet në kumtesën e SL.

"Ajo që po bëjnë Trajkoviç, Rashiç, Petkoviç edhe Petroviç duke sulmuar Sl dhe institucionet serbe është direkt sulm në ekzistencën e serbëve, sepse qëllimi i tyre është shuarja e institucioneve serbe në Kosovë, në mënyrë që të ndalohen dhjetëra mijëra pensione, asistenca sociale të shtetit tonë dhe shkrirja në “ Kosovën e tërë të pavarur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat