Kritikohet ashpër Adriatik Kelmendi pse e ftoi Dardan Molliqajn në Rubikon

Lajme

Kritikohet ashpër Adriatik Kelmendi pse e ftoi Dardan Molliqajn në Rubikon

Nga: N.Sh Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:34
Adriatik Kelmendi

Sonte në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit është i ftuar Dardan Molliqaj nga PSD-ja.

E për këtë ftesë të Molliqajt në emision po kritikohet Adriatik Kelmendi nga Zana Avdiu pjesëtare e shoqërisë civile.

Avdiu thotë se çka po mundohet të tregoj Adriatik Kelmendi me ftesën e Dardan Molliqajt.

“Hala pa u bë dy ditë nga një debat ku pati dhune verbale dhe fizike, ai që e bëri dhunën edhe verbale edhe fizike ftohet në një emision tjetër.

Çka po mundohet Adriatik Kelmendi me na tregu, duke i ftu këto figura? Qe dhuna është në rregull? Qe ta sulmosh fizikisht kundërshtarin është gjë e duhur? Që ti normalizoje këto? Apo të mbjellë frikë dhe pasiguri te njerëzit, që të mos guxojnë të flasin kundër tyre publikisht, por të heshtin e nënshtrohen?”, shkruan ajo në Facebook.

Tutje, ajo pyet se çka i ofrojnë publikut këto figura?

“Njerëzit të cilët promovojnë dhe bëjnë dhunë, seksizëm, kërcënojnë me familje (duke pyetur ku e ke familjen), që stigmatizojnë grupe të caktuara njerëzish, nuk e kanë vendin në debate publike. Nuk guxojnë të promovohen.

Nëse prokuroria dhe gjykatat janë të kapura, dhe nuk e kryejnë punën si duhet, bile televizionet të mos iu japin hapësirë këtyre njerëzve. Apo, kjo po bëhet me qëllime dhe përfitime personale?”

“Nëse vazhdoni të promovoni figura të tilla, atëherë së shpejti do të vijmë në një situatë, ku të gjithë jemi në rrezik. Së shpejti, asnjë nuk do të kemi guxim të flasim, se jo fshehtas, por publikisht do të na sulmojnë.

Ndërkohë, Adriatik në vend se ti japësh hapësirë publike dikujt që bën dhunë dhe promovon dhunë, duhet ta ftosh prokurorinë ta kryej punën si duhet!”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat