Vizita e Vuçiqit në Vatikan: Kërkim i ndihmës për ruajtjen e manastireve në Kosovë - Bota Sot
Vizita e Vuçiqit në Vatikan: Kërkim i ndihmës për ruajtjen e manastireve në Kosovë

Lajme

Vizita e Vuçiqit në Vatikan: Kërkim i ndihmës për ruajtjen e manastireve në Kosovë

Nga: F.B Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:56
Aleksandar Vuciq dhe Papa Françesku

Selia e shenjtë është e gatshme të ndihmoj në zgjedhjen e nyjës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në krahinën jugore, për Vatikanin Kosova është ballafaqim e krishterimit dhe islamizmit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Pas takimit mes Vuçiqit dhe papës Franjo është “betonuar” mbështetja e Vatikanit në zgjidhjen e nyjës së Kosovës posaçërisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë thotë gazeta.

Është në interesin e selisë së shenjtë ruajtja e objekteve kulturore fetare në Kosovë dhe Kisha katolike është  e gatshme që së bashku me Serbinë të bisedoj edhe me shtetet tjera.

Mbështetja e Vatikanit në mosnjohjen e Kosovë po ndikon edhe në vendet tjera katolike, dhe Beogradi mund të llogaris në përpjekjet e Prishtinës që të “përfitoj” trashëgiminë kulturore me aplikim në anëtarësimin në UNESCO.

Vuçiq me kreun e Vatikanit kanë biseduar për çështjet me rëndësi ndërkombëtare dhe ruajtjen e drejtave të serbëve dhe joshqiptarëve ne Kosovë por edhe mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë.

Ish-ambasadori në UNESCO Darko Tanaskoviç ka thënë se selia e shenjtë është e njohur për interesin e saj:

“Vatikani angazhohet or paqe, stabilitet dhe dialog. Për dallim nga vendet tjera perëndimore çështjen e Kosovës  edhe si ballafaqim mes botës krishtere edhe islame. Edhe gjatë takimit Vuçiq-Franjo u pa s kjo çështje merret në konsideratë dhe kjo një nga shkaqet që nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Lidhur me aplikimin e sërishëm nga Prishtina për anëtarësim në UNESCO, Tanaskoviç theksoi se tash e kanë edhe më vështirë, mund të mos ketë fare aplikim por Prishtinës nuk i dihet.

Si mëson "Novosti", Beogradi në vazhdim të dialogut për normalizim do të kërkoj në ruajtje të drejtës juridike në mbrojtje të 44 objekteve të trashëgimisë dhe zonave special në Kosovë. Ndërkohë që do kërkohet që në atë mbrojtje të hyjnë edhe disa Manastire edhe Kisha tjera sikurse edhe pasuria e tyre.

Në zona të mbrojtura speciale duhet të hyjnë Manastriri në Deçan, Graçanica, Pariarkana e Pejës që janë të mbrojtura nga UNESCO, por edhe tempujt dhe kishat në Gjilan, Shterpcë, Klinë, Rahovec sikurse edhe objektet në Gazimestan, Vushtrri, Kalaja e Zveçanit, Novobërda, Hoça etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...