Rrëfim i jashtëzakonshëm i Fatmir Limajt për periudhën e paraluftës, hoqa dorë nga…

Lajme

Rrëfim i jashtëzakonshëm i Fatmir Limajt për periudhën e paraluftës, hoqa dorë nga…

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:02
Fatmir Limaj

I nominuari për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se çlirimi i Kosovës ka ardhur më shpejt se sa ka menduar, dhe se ka besuar se do ta jetonte çlirimin e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se nuk kishte besuar se do ta shihte vëllain e lirë.

 Ai ka thënë se kishte hequr dorë nga mundësia për t’i parë fëmijët, babin dhe vëllain të lirë.

‘Pavarësisht që unë kisha hequr dorë nga kjo, Zoti nuk kishte hequr dorë. S’kam menduar se do ta përjetoj bashkimin me vëllain dhe lirinë e Kosovës”. “Nëna kishte dy mundësi, ta vizitonte babën ose vëllain në burg. Ajo kishte vendosur, si çdo nënë ta vizitonte vëllain”, tha Limaj.

 Limaj ka treguar se e gjithë familja kishte mbetur në dorën e nënës dhe djalit të tij të vetëm, Durimit. Limaj me shaka ka treguar se babai kishte përdorur shpesh edhe batuta me mos vizitën e nënës në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat