Viktima e tretë që nga rasti tragjik në Lagjen Mat, ishte kalimtar i rastit që ishte nisur për në shkollë për të marrë mbesën

Lajme

Viktima e tretë që nga rasti tragjik në Lagjen Mat, ishte kalimtar i rastit që ishte nisur për në shkollë për të marrë mbesën

Nga: D.RR Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje në QKUK ndërroi jetë Gani Rafuna, e që u bë viktima e tretë nga ai rast. Atë e ka përkujtuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e kishte mik atë, shkruan "Bota sot".

Sipas Ahmetit, plumbat e kishin goditur Gani Rafunën, edhe pse ai ishte vetëm kalimtar i rastit dhe ishte duke shkuar në shkollë për ta marrë mbesën.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij.

Ngushëllime familjes, e u preht në paqe!

Le të jetë kjo fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, e shpresojmë që rasti i Ganiut të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti nodhin askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat