Ambasadorët nuk ia lëshojnë derën Albin Kurtit

Lajme

Ambasadorët nuk ia lëshojnë derën Albin Kurtit

Nga: Drilon Rrahmani Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:09
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes Kryetarit të saj, Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidati për deputet, Gazmend Gjyshinca, mirëpritën sot në takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi, bashkë me zyrtaren për media në ambasadë, Arjeta Alitaj. Takimi ishte në vazhdën e turit të takimeve që ambasadori Sardi po mban me kandidatët për Kryeministër”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes Kryetarit të saj, Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidati për deputet, Gazmend Gjyshinca, mirëpritën sot n|”ë takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi, bashkë me zyrtaren për media në ambasadë, Arjeta Alitaj. Takimi ishte në vazhdën e turit të takimeve që ambasadori Sardi po mban me kandidatët për Kryeministër

Përgjatë bisedës, interesimit të ambasadorit mbi programin qeverisës të Lëvizjes, Kryetari Kurti iu përgjigj duke shpjeguar alternativën tonë për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe detajet e propozimit tonë për Fondin Sovran. Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë ku ambasadori u njoh me qëndrimin e Lëvizjes për një dialog i cili do të duhej të paraprihej nga forcimi i shtetit të Kosovës dhe do të duhej të drejtohej nga Kryeministri i vendit. Po ashtu, me ambasadorin u nda edhe bindja se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë dhe ai me Serbinë është shumë i rëndësishëm.

Në përfundim të takimit ramë dakord që marrëdhëniet dhe komunikimi me ambasadorin italian të përforcohen dhe të rritet cilësia e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat