Kurz: Austria do mbështes secilën marrëveshje përfshirë edhe korrektimin e kufirit

Lajme

Kurz: Austria do mbështes secilën marrëveshje përfshirë edhe korrektimin e kufirit

Nga: F.B Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:14
Sebastian Kurz

Austria do të mbështes të gjitha zgjidhjet që arrihen në marrëveshjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe korrektimin e kufirit ka thënë kancelari austriak dhe lideri i Partisë Popullore të Austrisë Sebastian Kurz, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Qëndrimi ynë është ia qartë, mbështesim marrëveshjen që arrihet nga palët, edhe korrektimin e kufirit dhe çdo që shpie në marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe sjell stabilitet. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja në të gjitha çështjet e hapura", sqaroi Kurc duke shtuar se kërkohet dinamikë e re si parakusht për bashkëngjitje BE-së.

Në pyetjen nëse BE ka forcë dhe mund të zgjidh çështjen e Kosovës kur dihet se nuk ia doli të ndikoj në heqjen e taksës, ai ka thënë se BE ka mundësi të shumta të veprimit deh këtë e bënë, por edhe në Beograd edhe Prishtinë duhet të ketë dëshirë për kompromis.

Kurc mbështeti emërimin e të dërguarit special për zgjidhjen e çështjes së Kosovës : “ Gjatë qëndrimit në ShBA kam biseduar ne Tramp dhe u pajtuam se së ShBA së bashku me BE mund të arrijnë zgjidhjen. Kështu që emërimi i të dërguarit  është shenjë për angazhimin për gjetjen e zgjidhjes me të cilin BE do punoj ngushtë", tha ai.

"Angazhohem fuqishëm për perspektivën e bashkëngjitjes së të gjitha vendeve të Ballkanit në, pas përparimit në realizimin e reformave dhe ne do mbështesim të gjitha këto vende edhe në të ardhmen.

Kurc që synon të fitoj zgjedhjet austriake me 29 shtator ka thënë se: "Komisioni Evropian po vazhdon bisedimet intensive me qëllim përparimin për vendet që synojnë bashkëngjitjen, si është rasti i Serbisë dhe Malit të Zi dhe nga reformat q duhet bëjnë varet edhe pranimi”.

Ai ka thënë se Serbia duhet të harmonizoj politikën e saj me atë të BE-së në rastin e afrimit të pranimit, ndërkohë lidhur me njoftimin për anëtarësim në Unionin Ekonomik Euro-Aziatik ai theksoi se qëndrimi i BE-së rreth kësaj është i qartë, Serbia duhet dal nga të gjitha marrëveshjet tregtare, aq më parë që 63 për qind e shkëmbimit bëhet me tregun evropian, ndërsa vetëm 10 për qind me Rusinë.

"Jam i bindur se Vuçiq do vazhdoj realizimin e reformave me qëllim që sa më parë të arrij të bashkëngjitet në BE ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat