Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Lajme

Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:47
Fatmir Matoshi dhe Naser Nuredini

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini me, të cilin kanë diskutuar thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve për ngritjen e cilësisë së ajrit, si dhe trajtimin e ujerave dhe mbeturinave në zonat kufitare.

Matoshi pas takimi tha se janë të vetëdijshëm se krijimi i një ambient të pastër është sfidë e përbashkët e këtyre dy vendeve fqinje.

Ai u shpreh se në takim kanë diskutuar për trajtimin edhe të ujërave por edhe të mbeturinave ndërkufitare.

Matoshi: Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët me Maqedoninë

"Jemi jashtëzakonisht shumë të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm që sfidat që i kemi për ambient të pastër dhe sfidat që i kemi në luftën tonë për rezervat ujore, një ambient të pastër, për ajër më të mirë, janë sfida të përbashkëta. Këto probleme nuk njohin kufijtë janë probleme që tejkalojnë kufijtë dhe vetëm së bashku mund të arrijmë një nga një... Diskutuam për ngritjen e cilësisë së ajrit, natyrisht e njoftova për lajmin e jashtëzakonshëm që Kuvendi u Kosovës në mbledhjen e fundit para shpërbërjes se tij ka votuar fondet IPA që parashohin 73 milionë euro për ndërtimin e filtrave të Kosovës B nga e cila ka pasur ndotje kohë pas kohe edhe Maqedonia Veriore. Po ashtu folëm edhe për mbrojtën e ujërave ndërkufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore për mundësitë e përbashkëta të vendeve tona në trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave", tha ai.

Ndërsa, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë të Veriut, Naser Nuredini duke e quajtur këtë takim si të frytshme, tha se diskutuan për cilësinë e ajrit dhe trajtimin e mbeturinave në të dy vendet.

Nuredini: Mund të bashkëpunojmë sepse përballemi me sfida të ndryshme

"Ne kemi diskutuar në thellësi për cilësinë e ajrit në qytetet tona, kemi folur për menaxhimin e mbeturinave, ne mezi presim të punojmë së bashku në sektorë të ndryshëm, mendoj se vendet dhe rajonet tona përballen me sfida shumë të ngjashme dhe unë mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të punojmë së bashku dhe të përpiqemi të krijojmë zgjidhje, gjithashtu shpresojmë të punojmë në projekte të mëtejshme ndërkufitare përmes donatorëve ndërkombëtar, shpresoj që ky takim të jetë fillimi për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës midis vendeve tona", tha ai.

Përndryshe, Matoshi tha se Kosova së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më datën 21 shtator, në ditën e pastrimit do të shprehin gatishmërinë e Ballkanit në luftën kundër ndotjes duke ndërmarrë aksione për pastrim të disa zonave kufitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...