Qytetet më të mira të Evropës për t’i vizituar gjatë muajit tetor - Bota Sot
Qytetet më të mira të Evropës për t’i vizituar gjatë muajit tetor

Lajme

Qytetet më të mira të Evropës për t’i vizituar gjatë muajit tetor

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Muaji tetor është i mahnitshëm për t’i vizituar vendet turistike të Evropës.

Gjatë këtij muaji ka më pak turma të njerëzve sesa gjatë muajve të verës, por edhe çmime më të mira.

Ky muaj është i përshtatshëm edhe në aspektin e motit, ku pjesë të ndryshme të Greqisë janë ende të ngrohta, e madje mund t’i shijoni edhe plazhet.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej qyteteve të cilat ekspertët e udhëtimit jua rekomandojnë t’i vizitoni gjatë muajit tetor.

Athina

Megjithëse në tetor ju nevojitet një xhaketë e hollë për të dalë në mbrëmje, prapëseprapë ju mund ta shijoni ushqimin në ambiente të hapura.

Përveç se tetori është muaj i mahnitshëm që t’i përjetoni vendet antike të Athinës, gjithashtu ju mund ta shijoni edhe artin bashkëkohor.

Duke filluar nga ekzibicionet e artit e deri te festivalet muzikore, gjatë këtij muaji keni mundësi të bëni shumë gjëra në Athinë.

Roma

Disa njerëz faktikisht thonë se në tetor Roma vizitohet më së shumti. Kjo për shkak se temperaturat janë më të përballueshme dhe rrjedhimisht i shijoni më shumë vendet në Romë.

Pra, përderisa çmimet e akomodimet mund të mos jenë më të ulëta sesa gjatë verës, të paktën moti është shumë më i përshtatshëm për t’u shëtitur rrugëve, për t’i vizituar vendet arkeologjike, etj.

Bratislava

Bratislava mund të mos jetë aq e nxehtë në tetor sa disa prej qyteteve tjera evropiane, por prapëseprapë ka sharmë edhe gjatë muajve të vjeshtës.

Ndoshta ka të bëjë me mënyrën se si gjethet ndryshojnë në pemë, me rehatinë e shtresës ekstra të veshjeve apo thjeshtë me pamjet e këtij qyteti të bukur në Danub.

Barcelona

Të jemi të sinqertë, çdo periudhë e vitit është e mirë për ta vizituar Barcelonën.

Sidoqoftë, avantazhi i muajit tetor është se turmat e mëdha të njerëzve kanë kaluar dhe temperaturat janë shumë më të mira.

Oktoberfesti në Mynih

Ka pak njerëz që nuk kanë dëgjuar për Oktoberfestin.

Adhuruesit e birrës nga e gjithë bota udhëtojnë për në Mynih të Gjermanisë në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit për ta shijuar një apo dy birra në atmosferën argëtuese.

Ky është festivali më i madh në botë i birrës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë njerëz. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...