Brnabiç: Nuk pres që Berlini të ndryshoj qëndrimin rreth zgjidhjes për Kosovën

Lajme

Brnabiç: Nuk pres që Berlini të ndryshoj qëndrimin rreth zgjidhjes për Kosovën

Nga: F.B Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:02
Ana Brnabiq

Në prag të takimit me kancelarin Merkel, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka thënë se nuk pret që “qëndrimi i Gjermanisë të zbutet në lidhje me zgjidhjen e kompromisit që do shkonte në drejtim të korrektimit të kufijve. Nuk kam shpresë se në këtë moment mund kjo të ndodhë, jo që nuk do ketë ndryshime kuantitativ në takimin me kancelarin Merkel”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka thënë se qëllimi i vizitës është avancimi dhe forcimi i raporteve me Gjermaninë, që sikur tha një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe politik të Serbisë.

“Me rëndësi që bart porosinë , që ndonëse qëndrimet tona për gjëra me rëndësi nuk pajtohen, ne duam dhe kemi synim të mbetemi të sinqertë dhe partner i përhershëm me Gjermaninë. Si kryetare e qeverisë do të falënderoj Merkel për gjithçka që ka bërë, jo vetëm për Serbinë por edhe Ballkanin perëndimor.

Lidhur me çështjen afatgjate të normalizimit të raporteve me Prishtinën si dhe bashkëpunimin regjional ai nuk do ishte në këtë masë sikur mos të ishte iniciativa e Merkel në vitin 2014.

“Më vjen mirë se vij në Berlin me rezultate e suksese, të premten hapëm selinë e bashkësisë transportuese si rezultat i procesit të Berlinit. Kemi hapur pikën e integruar kufitare me Maqedoninë, gjithë ky bashkëpunim nuk do arrihej pa trimërinë e Merkel dhe procesit të Berlinit.

Pajo nuk ka fshehur edhe sfidat që janë në regjion, si është rasti i tarifës së Prishtinës dhe shkelja e CEFTA-së, për çka do bisedohet në takimin me Merkel. Lidhur me spekulimet se Gjermania dhe Franca do emërojnë një të dërguar special,m ajo ka thënë se nuk ka informata zyrtare, por është e qartë se këto dy vende duan rol më aktiv në dialogun e Prishtinës dhe Beogradit dhe është i mirëseardhur secili që mund të ndihmoj në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat