Brnabiq: Çështja e Kosovës është mospajtimi i vetëm që kemi me Gjermaninë - Bota Sot
Brnabiq: Çështja e Kosovës është mospajtimi i vetëm që kemi me Gjermaninë

Lajme

Brnabiq: Çështja e Kosovës është mospajtimi i vetëm që kemi me Gjermaninë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:59
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar në Berlin kacnelaren, Angela Merkel.

Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit.

Kacnelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë Ana Brnabiq ka thënë se me Gjermaninë i ndanë vetëm çështja e Kosovës.

Megjithatë kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...