Sulmohet pjesëtari serb i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Lajme

Sulmohet pjesëtari serb i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Nga: F. B. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:06
Mitrovica

Pjesëtari i njësisë kufitare të Policisë së Kosovës është lënduar rreth orës 10,00 , kur automjeti në të cilin ndodhej ai është gjuajtur me gur nga persona të panjohur në Zubin Potok, ka njoftuar Policia.

Si shkruan portal në gjuhën serbe “ Kosovo Onlajn” , pjesëtari i policisë së Kosovës ka pësuar lëndime të lehtë trupor. Incidenti ka ndodhur pasi pjesëtari I Policisë kishte tentuar të arrestoj një person që kishte hyr me automjet  ilegalisht në Kosovë.

Polici kufitar ka hyr në automjetin civil pas kontrollit dhe ndalimit në përpjekje që ta dërgoj në stacionin policor.

„ Në momentin kur  automjeti në të cilin ndodheshin u sulmua në Zubin Potok, i dyshimti ka ikur ndërsa policia është duke kërkuar gjetjen e tij” kanë thënë për “Kosovo Onlajn”, në policinë e Kosovës.

Automjeti dyshohet të ketë hyr në Kosovë në një nga rrugët ilegale alternative që gjendet në afërsi të kalimit Bernjak. Pjesëtari i lënduar i Policisë Kufitare është i nacionalitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat