Blerim Latifi: Ja qëllimi pse po kandidoj për deputet të Kosovës

Lajme

Blerim Latifi: Ja qëllimi pse po kandidoj për deputet të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:34
Blerim Latifi

Profesori i filozofisë Blerim Latifi i cili është edhe këshilltar politik i Kadri Veselit, ka treguar qëllimin pse është futur në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Latifit, qëllimi është që të jetë aty zëri i njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin e sot ndihen të braktisur.

“Kam hyrë në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, me një qëllim të qartë dhe të vendosur : të jem aty zani i njerëzve, që ndonëse kanë dhënë shumë për vendin, sot ndihen të braktisur, të lënë anash, e të mospërfillur.

Unë jam në politikë për një shtet të mundësive të barabarta dhe gjithmonë kundër privilegjeve të paligjshme”, ka shkruar Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat