Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare - Bota Sot
Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Lajme

Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:17
Kriminelët serbë

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e dy kriminelëve serbë, të cilët 20 vjet më parë kanë masakruar një familje shqiptare.

Ishte 29 gushti i vitit 1998 kur kriminelët serbë kanë sulmuar familjen Salihaj në Shushicë të Istogut, ku edhe i vranë tre breza të kësaj familje.

“Njëzet vjet më parë, më 29 gusht 1998, policia serbe e stacionuar në Istog dhe paramilitarë serbë, përfshirë edhe njësitet elite serbe të stacionuara në burgun e Dubravës, në kohën kur komuna e Istogut ende nuk ishte e përfshirë në luftë frontale, e sulmuan në shtëpinë e tyre Familjen Salihaj, në fshatin Shushicë të Istogut, duke i vrarë tre breza të kësaj familje në mesin e të cilëve kishte edhe të mitur dhe një grua, Fatime Tuzi-Salihaj (41), të cilën pasi e arrestuan e masakruan në postbllokun e policisë dhe të ushtrisë serbe në Kodër të Rakoshit (3-4 kilometra larg prej shtëpisë së saj).

Këta kriminelë që u fotografuan në oborrin e Familjes Salihaj, menjëherë pas vrasjes së tyre, kur ende po digjej shtëpia, edhe pse janë të njohur për organet e drejtësisë, megjithatë deri më sot nuk kanë dhënë llogari për krimet e bëra.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Familjes Salihaj dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Faksimile nga libri: Fetnete Ramosaj, KUNDËR HARRESËS-GJENOCIDI I SERBISË NË KOSOVË | AGAINST FORGETFULNESS-SERBIAN GENOCIDE IN KOSOVA 1998-1999, f.89”, thuhet në shkrimin bashkangjitur me fotografinë e kriminelëve serbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...