‘Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës’ - Bota Sot
‘Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës’

Lajme

‘Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës’

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:18
‘Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës’

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut dhe i Grupit për miqësi me SHBA, Artan Grubi, është takuar në Uashington me senatorin Ron Johnson nga Komisioni për politikë të jashtme në Senatin amerikan, drejtues i nënkomisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal mbi sigurinë.

Grubi dhe Johnson këmbyen mendime për procesin e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit, reformat në drejtësi, si dhe mbi dialogun Kosovë - Serbi. 

Senatori Johnson foli rreth procedurës së miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë për ta pritur Maqedoninë Veriore si anëtar i 30 i Aleancës Veri-atlantike, si dhe rreth përpjekjeve intensive amerikane për ta ndihmuar marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. 

Grubi dhe Johnson në veçanti diskutuan mbi dialogun Kosovë - Serbi duke u pajtuar që shembulli i Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd. 

Në Kongresin amerikan, Grubi gjithashtu mori pjesë në lutjet javore si mysafirë ku edhe takoi mbi 10 kongresistë amerikanë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...