Oxhiç: Kosova është e pavarur – Vojvodinës statusi i Hongkongut

Lajme

Oxhiç: Kosova është e pavarur – Vojvodinës statusi i Hongkongut

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:19
Flamuri i Kosovës

Kryetari i Partisë Vojvodinase, Aleksandar Oxhiç ka vlerësuar se “Kosova është  e pavarur, ndërsa Vojvodinës duhet t’i jepet statusi i Hongkongut”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Kosova është e pavarur, Vojvodinës statusi i Hongkongut", ka shkruar Oxhiç në Tviter, me rastin e deklaratës së ish-kryeministrit të Serbisë Vojsllav Koshtunica  që ka thënë se propozimi i tij për zgjidhje të çështjes së Kosovës duhet të fitoj statusin si "Hongkongu".

Në pyetjen nëse propozimi i tij do të ishte edhe sot i aplikueshëm në çështjen e Kosovës si zgjidhje e qëndrueshme në momentet aktuale, Koshtunica nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat