Latifi: Ky shtet, ose do të bëhet shtet i shansave të barabarta, ose nuk do të mundet me mbijetu!

Lajme

Latifi: Ky shtet, ose do të bëhet shtet i shansave të barabarta, ose nuk do të mundet me mbijetu!

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:20
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi, thotë se ky shtet ose do të behet shtet i shansave të barabarta për të gjithë, ose nuk do të mundet me mbijetu.

Latifi këtë e tha përmes një postimi në Facebook, ku shprehu brengën e tij, ndaj të rinjve të diplomuar të cilët nuk po mundet të gjejnë një vend pune, ose nda ndërhyrjet nepotiste, ose nga një pengesë e një neni ligjor, i cili thotë se duhet të kesh një përvojë pune tri vjeçare, si kusht për të u punësuar në një punë shteti.

E pas kësaj, Latifi thotë se, zëri i tij në Kuvend do të jetë i vendosur kundër këtyre barrierave absurde e të paligjshme.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam takuar qindra të rinjë! Shumë prej tyre, të diplomuar me notë mesatare maksimale, kanë frikë të aplikojnë për vende pune, sepse janë të bindur se ndërhyrjet nepotiste do t'ua pamundësojnë punësimin. Poashtu ekiziston një barrierë tjetër që u del përpara: neni ligjor që thotë se duhet të kesh një përvojë pune tri vjeçare, si kusht për të marrë një kontratë pune në shtet. Një nen ky krejtësisht absurd, sepse, si i tillë, ai ua mbyllë rrugën të gjithë të diplomuarve, të cilët s'kanë mundur të kenë përvojë pune para shkollimit. Ua jap fjalën se zani im ka me qenë i vendosur kundër këtyre barrierave absurde e të paligjshme. Ky shtet, ose do të bëhet shtet i shansave të barabarta, ose nuk do të mundet me mbijetu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat