Skot: Serbia ka përparuar në ekonomi, por ka ngecur në procesin paqësor me Kosovën

Lajme

Skot: Serbia ka përparuar në ekonomi, por ka ngecur në procesin paqësor me Kosovën

Nga: F.B. Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:26
Skot

Serbia është evidente se ka bërë përparim në planin ekonomik në tri vitet e fundit, por ka një pasivitet dhe ngecje në procesin paqësor me Kosovën ka thënë ambasadori amerikan në largim Kajl Skot.

Sipas vlerësimit të tij situata politike nuk është ideale dhe ka “paqartësi” në politikën e jashtme.

"Ka ardhur te stabilizimi ekonomik, pagat kanë nisur të rriten, papunësia të ulet, valuta është stabile dhe inflacioni në rregull. Pasqyra ekonomike duket e mirë, kompanitë amerikane shohin mundësi të mira në Serbi” ka thënë Skot  në pyetjen e gazetarëve ku është Serbia pas tri viteve të shërbimit të tij në Beograd, ku ka përparuar dhe ku ka ngecje.

Skot ka thënë se nuk dëshiron të flas për stagnimin dhe gjërat negative por mendon se ka një pasivitete në procesin paqësor.

"Bisedimet me Kosovën pothuajse janë ngrirë tash e një vit. Situata politike nuk është ideale. Kur keni në rrugë protesta nga njerëzit për pamundësi të qasjes në media dhe shihni rejtingun e rënies ndërkombëtare në kuadër të listës "Transparensi interneshenel"...nuk janë trende të mira dhe duhet të punohet në to", mendon Skot.

Qëllimi strategjik i Serbisë në kuptimin e anëtarësimit në BE është gjithsesi më i menduari në vend mendon Skot.

"Por kemi parë paqartësi në politikën e jashtme, Serbia nuk ka bërë përparim të madh në vitet e fundit. Janë hapur kapituj në bisedimet me BE por raportet nga BE thonë se akoma ka rrugë të gjatë. Në lidhje me politikën e jashtme harmonizimi i politikës së Serbisë me atë të BE-së është e pamjaftueshme ...por dua të fokusohem në gjërat pozitive dhe mendoj se Serbia është në rrugë të drejtë ", ka thënë ambasadori amerikan në largim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat