Mogerini dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork: Mbështetje për vazhdimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës

Lajme

Mogerini dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork: Mbështetje për vazhdimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës

Nga: F.B. Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:53
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë së BE në largim Fedrica Mogerini dhe liderë të Ballkanit perëndimor në takimin e mbajtur në Nju Jork kanë mbështetur vazhdimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës dhe kanë ftuar në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve ka kumtuar Komisioni Evropian, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Mogerini në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka pasur darkë zyrtare me partnerët nga Ballkani Perëndimor, ku është shqyrtuar “përparimin me rëndësi” të arritur dhe detyrat e ardhshme në perspektivën evropiane drejt BE-së të Ballkanit.

 “Të gjithë pjesëmarrësit kanë mbështetur vazhdimin e dialogut dhe arritjen e shpejtë të marrëveshjes së qëndrueshme e gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve” thuhet në kumtesën e KE-së.

Mogerini dhe përfaqësuesit e regjionit janë angazhuar edhe në hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që janë cilësuar kyçe si për dy vendet ashtu edhe regjionin dhe BE-në.

 “Partnerët nga Ballkani ka vërtetuar përkushtimin e fuqishëm drejt perspektivës së BE-së, duke insistuar në vazhdimin e reformave, bashkëpunimin regjional dhe fqinjësi të mirë” thonë në Komisionin Evropian.

 Përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe partnerët nga Ballkani kanë shprehur solidaritet me Shqipërinë pas dridhjeve të tokës që goditën këtë vend.

Në këtë takim kanë marr pjesë ministri i punëve të jashtme të Këshillit të ministrave të BiH Igor Crnadak, kryeministri maqedon, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat