Brnabiç për Merkel: Shpresoj që ajo të marr në konsideratë qëndrimet e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Brnabiç për Merkel: Shpresoj që ajo të marr në konsideratë qëndrimet e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:09
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç duke komentuar takimin e ardhshëm ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kancelares gjermane Merkel ka thëne së “ shpreson që Merkel të marr në konsideratë qëndrimet dhe argumentimet e Serbisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka theksuar se duke u nisur nga raporti i hapur edhe i sinqert që kanë Merkel me Vuçiq, ajo shpreson thellë se ajo do të marr në vlerësim edhe konsideratë qëndrimet dhe argumentet e Serbisë në lidhje me Kosovën.

Këtë deklaratë Brnabiç ë bëri në prag të takimit të presidentit Vuçiq dhe kancelares gjermane Merkel në Nju Jork, ku po qëndrojnë të dy zyrtarët e lartë të shtetit.

Brnabiç me këtë rast ka theksuar edhe se pret që Merkel edhe Vuçiq të vazhdojnë bisedimet serioze dhe të bisedohet për tema konkrete që kanë të bëjnë jo vetëm me Serbinë por edhe me regjionin e Ballkanit perëndimor.

"Në lidhje me lëvizjet konkrete, ato do të varen nga zgjidhje e jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë me 6 tetor, përkatësisht me faktin se kush do marr pushtetin dhe qeverinë sikurse edhe a do të tubojnë pikë politike apo do jenë serioz edhe të gatshëm për bashkëpunim dhe stabilitet regjional ", ka thënë ajo.

E pyetur në lidhje me marrëveshjen e Brukselit, Brnabiç ka thënë se Serbia është partner i besueshëm, ndërkohë që Prishtina nuk ka përmbush një pjesë të obligimeve të asaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat