Vuçiq: Më presin takime të vështira në New York, SHBA do të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Më presin takime të vështira në New York, SHBA do të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës

Beqir Sina New York City Nga Beqir Sina New York City Më 23 shtator 2019 Në ora: 20:23
Aleksander Vuçiq

UN NEW-YORK: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sot në mbrëmje në darkën e Presidentit të SHBA Donald Trump (e hënë 23 shtator) me personalitetet nga mbar bota, pjesëmarrës në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të  takohet  edhe me liderit e Ballkanit, kështu deklarojnë burime diplomatike nga New Yorku rapprton Bota sot.

Megjithëse përveç një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump në New York, ndonëse ende nuk është e sigurt kësaj rradhe ka shumë gjasa se do të vijë deri te një takim zyrtar për tu biseduar pa u thënë konkretisht sepse bëhet fjalë.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë i cili ka udhëtuar sot drejt New York-ut në një status në rrjetet sociale la mundësin për një takim me Presidentin Trump.

Lidhur me takimin e mundshëm me Trumpin, presidenti serb ka deklaruar edhe njëherë se SHBA pret nga Serbia njohjen e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serb, përcjell Bota sot, përveç takimit të mundshëm me Donald Trumpin, është paralajmëruar se presidenti serb do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei lavrov.

Presidenti amerikan, Trump do të jetë nikoqir i takimit “Thirrja Globale për Mbrojtjen e Lirive Fetare”, që do të mbahet në East River në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të fillojë punimet nesër, të martën 24 shtator.

Burime diplomatike nga selia e Kombeve të Bashkuara thonë se ftesat për të marrë pjesë në takim u janë dërguar krerëve të delegacioneve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Presidenti Vuçiq, i cili udhëheq delegacionin serb në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB, të premten njoftoi për mundësinë e një takimi të shkurtër në New York me njeriun e parë të Shteteve të Bashkuara.

Ai shpjegoi se nëse do të vinte deri te takimi, ai do të jetë i shkurtër, por se “çdo minutë me Presidentin e Amerikës është i vlefshëm”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përveç një takimi të mundshëm me presidentin Trump, kreun e shtetit serb në New York javën e ardhshme e pret një mori takimesh të rëndësishme me liderët botërorë, me të cilët, siç vlerëson ai, bisedimet do të jenë të vështira, pasi Kosova do të jetë temë kryesore.

“Nuk mund t’i pranoj qëndrimet se takimi me dikë, vetëm pse është një emër i famshëm, është i lehtë për ne. Jo, këto janë takime të vështira sepse po flisni me përfaqësuesit e fuqive kryesore që kanë njohur Kosovën e pavarur. Të gjitha këto vende, sikurse edhe SHBA-ja, qëndrojnë fort në këtë pozicion. SHBA presin që Serbia, siç e keni parë në letrën e Presidentit Trump, të njohë pavarësinë e Kosovës. Le të mos e mashtrojmë popullin. Në një formë më të butë, ose këtë do ta lënë në fund të dialogut, të njëtën do ta thonë edhe vendet e tjera perëndimore që kanë njohur Kosovën. Kështu qëndrojnë gjërat në Perëndim. Çfarë po bëjmë ne ndërkohë: të tregojmë pozicionin tonë”, Ka thënë Presidenti i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat