Merkel insiston në bisedime për Kosovën “deri në zgjidhje” ka thënë Vuçiq

Lajme

Merkel insiston në bisedime për Kosovën “deri në zgjidhje” ka thënë Vuçiq

Nga: F.B Më: 24 shtator 2019 Në ora: 19:47
Angela Merkel dhe Aleksander Vuçiq

Merkel insiston në bisedime për Kosovën "deri në zgjidhje” ka thënë Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua në Nju Jork me kancelarin gjermane Angelam Merkel, e cila përkundër agjendës së ngjeshur me vetëm një ditë e gjysmë në ShBA, ka gjetur kohë të takohet me Vuçiqin ku ka insistuar në bisedime deri në zgjidhje, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Kancelarja Merkel, do të investoj të gjithë energjinë, përpjekjen dhe forcën që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Evropë, prandaj ka kërkuar që të bisedohet deri në gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka thënë Vuçiq pas takimit me Merkel.

"Biseda dhe biseda deri sa të arrihet një zgjidhje” kjo është porosia e Merkel theksoi Vuçiq për gazetarët. Gjermania dëshiron stabilitet në afat të gjatë tha Vuçiq duke shtuar se:” "biseda me Merkel ishte jo vetëm korrekt, por edhe i mirë edhe konkret por edhe si do duket agjenda nga shjetpri kur të formohet qeveria e re në Prishtinë".

Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe Gjermania si fuqi evropiane e dëshiron dhe insiston në atë ka thënë Vuçiq.

Ai potencoi se ishte kënaqësi të bisedohet me Merkel si figura më me ndikim ndër politikanët evropian edhe botëror: "Kam vërejtur përkushtimin për zgjidhjen e çështjeve në Ballkan në mënyrë paqësore ", tha ai duke shtuar se ajo përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të heq taksën gjë që e pret e gjithë bota.

"Kur të bëhet kjo, mendoj se plani dhe ideja e Merkel dhe presidentit Makron është të mbahet një tubim regjional, si ishte ai që u minua nga Haradinaj në mënyrë që të intensifikohen bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe të tentohet të gjendet zgjidhje kompromisi ", tha Vuçiq.

Një takim i tillë u mbajt me iniciativë të Merkelit, që është lidere e madhe që dëshmohet me kujdesin dhe përkushtimin për vendet e vogla.

Merkel ka dëshmuar se ka mjaft energji përkundër obligimeve të shumta për të biseduar për Kosovë.

"Kjo flet se Evropa dhe ideja dhe projekti i saj duan paqe edhe stabilitet, Gjermania do paqe dhe dëshiron të investoj forcën, përpjekjet dhe energjinë në stabilitetin dhe paqen në Evropë. Prandaj do të kërkojnë nga ne të bisedojmë edhe bisedojmë deri s atë gjendet zgjidhja, për këtë jam i sigurt dhe kjo për ata është më e rëndësishmja ", tha Vuçiq.

Ai tha se ka lutur kancelarin Merkel që të vizitoj Serbinë dhe ajo i ka premtuar se këtë do ta bëjë gjatë 2020 deri në fund të mandatit. Ai ka vlerësuar si nder takimin ku i është falënderuar për të gjithë atë që Gjermania ka bërë për Serbinë.

Vuçiq përkujtoi se Gjermania është partneri kryesor i Serbisë dhe në shtatë muajt e parë shkëmbimi tregtar me këtë vend ka kaluar 3 miliardë euro, ndërkohë që pritet të arrij në 5 miliardë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat