Rakiç: Zgjedhjet në Kosovë – vendim për ardhmërinë e popullit serb

Lajme

Rakiç: Zgjedhjet në Kosovë – vendim për ardhmërinë e popullit serb

Nga: F. B. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:02
Rakiq

 Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë direkt vendoset për ardhmërinë e popullit serb në Kosovë ka thënë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai në deklaratën për RTS, me rastin e hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 6 tetorit ftoi qytetarët serb të dalin në zgjedhjet dhe të votojnë për Listën Serbe.

"Është përgjegjësi për secilin nga ne të ftojmë në unitet dhe pajtim në zgjedhjet që direkt vendosin për ardhmërinë e popullit serb bë Kosovë dhe ardhmërinë e vendit tonë”, ka thënë ai.

Sipas tij zgjedhjet e 6 tetorit vendosin nëse në Kuvendin e Prishtinës do të ketë përfaqësues që guximshëm të luftojnë për interesa të tyre apo do të lejojnë që të përfaqësohen nga “të përkëdhelurit e Prishtinës që nuk fshehin mbështetjen që marrin nga shqiptarët”.

Fitorja e Listës Serbe jep më shumë forcë ekipit negociator të Vuçiqit në vazhdimin e dialogut në Bruksel, ndërkohë që siguria dhe kushtet ekonomike janë sfidat kryesore të serbeve në Kosovë.

Ai theksoi se fal mbështetjes së shtetit të Serbisë dhe programit financues të Vuçiqit tash ka mundësi edhe forcë për mbijetesë të serbëve në Kosovë.

"Është nevojë që Lista Serbe të fitoj të dhjetë vendet në parlament me qëllim që të ruhet komunikimi ynë mes institucioneve dhe popullit të Kosovës", tha ai.

Sipas Rakiç "liderët e Prishtinës po ofrojnë qytetarëve të vetë parulla të lira politike dhe sulme ndaj Listës dhe Vuçiqit.

Ai tha se Lista Serbe do bëjë çdo gjë që të ruhet paqja dhe siguria dhe procesi parazgjedhor të kaloj në paqe. Fushata parazgjedhore do zgjas 10 ditë nga sot deri me 4 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat