Vuçiq: Po punojmë në tërheqjen e reja të njohjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq: Po punojmë në tërheqjen e reja të njohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:49
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se rrjedhë janë bisedime intensive "me vendet tjera" rreth tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Ata (përfaqësuesit e Prishtinës) prej dje na kanë lirue nga çdo përgjegjësi, kanë thënë se kanë ardhur për njohje të reja të Kosovës. Tash them publikisht – ne po punojmë në tërheqjet e reja të njohjeve, ata po bëjnë punën e vetë, ne tonën dhe “ja “ të shohim kush do jetë më i suksesshëm ", ka thënë Vuçiq për RTS.

Sipas tij në përpjekjet për njohje të reja të Kosovës nuk punojnë vetëm përfaqësuesit e Prishtinës por edhe Shqipërisë dhe ministri i tyre i jashtëm që ka prejardhje nga Kosova.

"Ata hapur thonë se këtë e bënë një shtet tjetër. Nuk ka problem ne jemi vetëm, pak kush na ndihmon, shumë na nënvlerësojnë dhe nënçmojnë por përgjigja jonë është efikase edhe përgjegjëse ",tha Vuçiq.

Në lidhje me deklaratën e Thaçit se ka ardhur nëpër “tavan” në OKB, Vuçiq tha se Prishtina bënë punën e vetë në lidhje me si thonë vendin e tyre, ndërsa Serbia duhet të tregojë se është vendi ynë.

"Kjo është kush kujt do ja kaloj, a kam ardhur nga tavani si “spajdermen” apo jo..por unë do flas si president i Serbisë, ndërsa Thaçi nuk mund të flas si president i vendit ", tha Vuçiq.

Ai ka cilësuar Nju Jorkun si bastion të lotimit që nga viti 1946 ndërsa ne kemi ngecur mbi 73 vite, ndërkohë që përmendi qëndrimin e Kongos që ka mbi 90 milionë banorë dhe ishte në prag të njohjes ndërsa këtë e ka evituar Serbia.

Ai ka përmendur edhe një varg të takimeve që do zhvilloj sonte , me përfaqësues nga vende edhe organizata të ndryshme botërore, përfshirë edhe Robert O’brajen këshilltari i ri i sigurisë kombëtare që zëvendësoi Boltonin.

Ai po ashtu pret që të takoje edhe shefen e diplomacisë evropiane në largim Federika Mogerini. "Kemi shumë punë për të bërë dhe të përfaqësojmë denjësisht Serbinë ", tha ai.

Ai ka thënë se në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme do paraqes analizën se regjionit i duhet paqe edhe stabilitet dhe zhvillim i përshpejtuar ekonomike.

"Do të përpiqem të flas për regjionin nga vij, ne jemi shumë të vogël që të mbajmë ligjërata  botës” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat