Sipas “NovostI” : Uashingtoni nuk ik nga korrektimi i kufijve

Lajme

Sipas “NovostI” : Uashingtoni nuk ik nga korrektimi i kufijve

Nga: F.B Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:01
Vuçiç dhe Palmer

Cili qëndrim për Kosovën na mbizotëruar në takimin me bashkëpunëtorët e ngushtë të Trampit me Vuçiqin: ShBA do donin të mbetej gjendja e vitit 2008, por janë të hapur edhe për zgjidhje tjera, sepse Vuçiq thotë se as Amerika nuk do konfliktin e ngrirë, shkruan “Novosti” përcjell” Bota Sot”.

ShBA janë të hapur për ide kreative kur është fjala për Kosovën dhe duan që kjo nyje të zgjidhet sa më parë. Administrata e tyre do donte që çdo gjë të mbetej në gjendjen e vitit 2008, por në fund të fundit nuk largohen nga ideja e korrektimit të kufijve sepse sipas tyre është opsion më i mirë se konflikti i ngrirë që nuk shpie askund, shkruan gazeta.

Si mëson "Novosti" nga burime diplomatike pikërisht ky qëndrim ka mbizotëruar në takimin e të dërguarit special të sekretarit amerikan për Ballkan Metju Palmer dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës sekretarit shtetëror Filp Riker gjatë takimit me Vuçiq

Kjo vërtetohet nga deklarata e Vuçiq se” ShBA janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sepse nuk duan që ai të mbetet konflikt I ngrirë në dhjetë apo më shumë vitet që vijnë ".

“Është pozitive që amerikanët flasin racionalisht, ndonëse disa ide tona nuk I pranojnë, por dëgjojnë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe jo paraprakisht të gjykojnë Serbinë. Ky është përparim i vogël që kanë bërë ShBA por nuk besoj në përparim esencial. Por fakti se amerikanët nuk duan konflikt të ngrirë është në interesat ë Serbisë sepse me shkrirje ai shndërrohet në konflikt” ka thënë Vuçiq.

Ndonëse gjermania kundërshton korrektimin e kufijve, njeriu i dytë i Tramp u pajtua me Merkel që në takim me Vuçiqin u angazhuar për intensifikim të dialogut mes shqiptarëve dhe serbëve.

Një pikë tjetër që bashkon Berlinin dhe Uashingtonin është përcaktimi që qeveria e ardhshme e Prishtinës duhet të suspendoj taksat si parakusht për vazhdimin e dialogut. Vuçiq edhe Merkelit edhe dyshes së Departamentit të Shtetit Riker e Palmer iu përkujtoi përcaktimin për kompromis të Serbisë dhe marrjen në konsiderate e respektim të interesave të serbëve të Kosovës dhe ruajtjes së interesave të Serbisë.

Nëse qeveria e re heq taksën për vazhdim dialogu presioni do kaloj në palën tjetër karrige e nxehtë që I takon Serbisë nga e cila perëndimi do kërkoj marrëveshje gjithëpërfshirëse deri në verën që vjen kur në Beograd zgjidhet udhëheqja e re.

Nemanja Staroviç analist politik thekson se koordinimi brenda korpusit perëndimor është i dukshëm rreth iniciativës së de bllokimit të dialogut: “Besoj se Paris Berlini dhe Uashingtoni do shfrytëzoj shtyllat e presionit ndaj Prishtinës, ndërsa nga moment që Prishtina kthehet fokusi do jetë në Beograd në dëshirën e perëndimit që të pranohet pavarësia e plotë e Kosovës nga Serbia. Ndonëse ka kuptim për pozicionin e Beogradit që kërkon kompromis dhe minimum të interesave kombëtare.

Qëllimi I perëndimit sipas Staroviç është që deri në gjysmën e 2020 të arrihet zgjidhja e normalizimit të raporteve përkatësisht të pranimit të realitetit nga pala serbe që është pavarësia e Kosovës. Sipas tij normalizimi duhet përfshijë çështjen territoriale si parim të përcaktimit të kufirit, të drejtat individuale e kolektive, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare dhe pasurisë.

”Pa këto katër dimensione nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme” mendon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat