Tmerrohen marinarët, zbulojnë 21 emigrantë shqiptarë në anijen e tyre

Lajme

Tmerrohen marinarët, zbulojnë 21 emigrantë shqiptarë në anijen e tyre

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:51
Anija

Ekuipazhi i një anije angleze u përfshi në panik kur zbuloi se 21 emigrantë shqiptarë ishin fshehur në anijen e tyre, raporton tabloidi "The Sun". 

Kur panë emigrantët shqiptarë ekuipazhi i përbërë nga 10 marinarë në panik kërkuan ndihmë me radiomarrës. 

Ata druheshin se mos shqiptarët do të merrnin nën kontroll anijen ndërsa kërkonin ushqim e cigare. Saktësisht 19 burra dhe dy fëmijë ishin fshehur në anije para se kjo të nisej nga Bilbao, në veri të Spanjës.

Ata kishin hipur të premten në anije dhe janë zbuluar të martën kur anije kishin arritur në brigjet britanike. 

Kapiteni kishte qenë duke ankoruar anijen kur pa emigrantët. 

Një burim i tha "The Sun": Ishte çmenduri por ata ishin fshehur në një nga turbinat e mëdha të anijes dhe qëndruan aty prë ditë.

"Askujt nuk i kishte shkuar mendja të shikonte turbinat në Bilbao dhe emigrantët kishin dalë nga turbina në momentin kur kishin parë që ishin afër Britanisë.  Ata ishin të lodhur, të uritur dhe të frikësuar dhe kishte frikë serioze se mund të merrnin anijen"

Më pas policia rrethoi anijen dhe shoqëroi shqiptarët në polici ku do i nënshtrohen rregullave të emigrimit.

Bilbao është një pikë kyçe për emigrantët. Plot 3800 emigrantë tentuan të hynin në Angli pikërisht nga ky port.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat